Të ndihmojmë edukatorët, mësuesit, dhe prindërit të shpjegojnë në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme për fëmijët konceptin e aftësisë të kufizuar nëpërmjet këshillave pedagogjike dhe mjeteve didaktike për të nxitur empatinë dhe përfshirjen përmes aktiviteteve argëtuese.
Vëllai im është autik përshkruan një histori që prek shumë familje. Autizmi është i shumëllojshëm, prandaj sot flitet për spektër të autizmit. Ky tregim përshkruan një fëmijë autik nga këndvështrimi i vëllait të tij. Ai flet për mënyrat se si fëmijët autikë mund të ndihmohen dhe si ata mund të lidhen më mirë me familjen dhe mjedisin e tyre.
Rina dhe Ana trajton temën e sindromës Daun me thjeshtësi dhe delikatesë. Karakteristikat e kësaj sindrome kromozomale kongjenitale evokohen përmes perspektivës së freskët të një fëmije shtatëvjeçar. Duke na hapur sytë ndaj ndryshimit të të tjerëve dhe pasurisë së tyre, ky tregim na fton të reflektojmë mbi kuptimin e vërtetë të miqësisë.
Shoqja ime ka sindromën Daun përshkruan një histori që prek shumë familje. Fëmijët e vegjël zakonisht habiten kur takojnë fëmijë të tjerë që vuajnë nga sindroma Daun. Një histori prekëse dhe qetësuese se si një vajzë arrin të kuptojë dhe të miqësohet me një vajzë tjetër që ka sindromën Daun.
Fluturat e Gentit trajton temën e çrregullimit të mungesës së vëmendjes. Historia e Gentit, e një djali që përpiqet të përqendrohet në një gjë në të njëjtën kohë, duke e krahasuar veten me fluturat që fluturojnë në kokën e tij.
Në vitin 2006 janë diplomuar studentat e parë në pedagogjinë e specializuar sociale në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, duke krijuar kështu për herë të parë profesionin e edukatorit dhe mësuesit të specializuar në Shqipëri. Një formim i nivelit bachelor dhe master në kuadrin e një projekti të financuar nga qeveria zvicerane; një formim i veçantë ku gërshetohen ngushtë teoria me praktikën duke i dhënë përparësi kësaj të fundit.
Përfytyrimet për personat me aftësi të kufizuara gjatë epokave të ndryshme të njerëzimit të treguara nga vetë personat me aftësi të kufizuara.