Veprimtaria e mësuesit dhe e edukatorit të specializuar bazohet në tri faza kryesore: vëzhgimi, vlerësimi dhe veprimi (ndërhyrja). Ato janë të ndërthurura dhe formojnë një cikël të vazhdueshëm përmirësimi të praktikës mësimore-edukative: vëzhgohet për të vlerësuar, vlerësohet për të vendosur, vendoset për të vepruar, pastaj vlerësohet përsëri veprimi për të marrë një vendim.
Pasi ka bërë një vlerësim të plotë të nevojave të fëmijës me aftësi të kufizuar, mësuesi ose edukatori i specializuar ndërhyn me një program zhvillimi të përshtatur në funksion të nevojave individuale të fëmijës. Ky program zhvillimi përmban ushtrime të cilat nxisin zhvillimin e aftësive të fëmijës në fusha të ndryshme: perceptimet shqisore, motorika fine dhe globale, autonomia, socializimi, gjuha dhe komunikimi, zhvillimi intelektual.
Një ndërhyrje e hershme mund të ketë një impakt të dukshëm në zhvillimin e fëmijës. Edukimi i hershëm luan një rol themelor në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve. Ai përbën një periudhë vendimtare ku formohen bazat e aftësive njohëse, emocionale dhe sociale.
Duke i integruar të menduara mirë këto hapa, mësuesi dhe edukatori i specializuar nxisin, në këtë mënyrë, mirëqenien dhe suksesin e fëmijëve dhe të adoleshentëve me aftësi të kufizuara.
Lami, V. (2025) 4V të rëndësishme në punën e edukatorit dhe mësuesit të specializuar: Vëzhgoj, vlerësoj, vendos, veproj. Tiranë, Shqipëri: Botimet EMAL.
Shkolla gjithëpërfshirëse është një qasje arsimore, e cila synon t’u ofrojë të gjithë nxënësve, pavarësisht nga nevojat e tyre specifike, një mjedis të përshtatshëm e gjithëpërfshirës për të mësuar. Kjo qasje promovon diversitetin, tolerancën dhe pranimin e dallimeve brenda shkollës. Ajo u mundëson nxënësve me aftësi të kufizuara, nxënësve me vështirësi në të nxënë apo atyre me prejardhje nga mjedise të defavorizuara të përfitojnë nga mbështetja e specializuar dhe të zhvillojnë autonominë, aftësitë shkollore dhe vetëvlerësimin e tyre.
Përshtatjet mund të marrin forma të ndryshme: përshtatja e ambienteve, trajnimi i mësuesve, përdorimi i mjeteve mësimore të përshtatura, praktika pedagogjike të diferencuara dhe mbështetje nga mësuesit e specializuar.
Lami, V. (2024) Mësuesi përballë nxënësit me nevoja të veçanta edukative: Konkretisht, çfarë të bëj? Tiranë, Shqipëri: Redona Publishing.
Një orë me… dëshmon për jetën e përditshme të familjeve shqiptare që jeton pranë fëmijëve me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, nënat dhe gjyshet tregojnë vuajtjet, gëzimet, shqetësimet dhe shpresat e tyre.
Një orë me… i lejon lexuesit të zbulojë një realitet, shpesh i panjohur në Shqipëri dhe të kuptojë se si prindërit dhe të afërmit kapërcejnë sfidat që sjell prania e një fëmije në vështirësi në familje.
Një orë me… dëshiron të nxjerrë në pah në kurajën, vullnetin, durimin dhe forcën e atyre që mobilizohen, me qëllim që çdo ditë, të gjithë fëmijët, cilado qofshin nevojat dhe vështirësitë e tyre, të mund të përfitojnë plotësisht nga jeta.
Lami, V., Minxolli, D. dhe Rodi, A. (2013) Një orë me… Vlorë, Shqipëri: Botimet Triptik.
Une heure avec… témoigne du quotidien de familles albanaises vivant auprès d’enfants en situation de handicap. Ainsi, mères et grands-mères confient leurs peines, leurs joies, leurs soucis ou leurs espoirs…
Une heure avec… permet au lecteur de découvrir une réalité souvent méconnue en Albanie et de mieux comprendre comment les parents ou les proches surmontent les défis engendrés par la présence d’un enfant en difficulté dans la famille.
Une heure avec… désire mettre en valeur le courage, la volonté, la patience et la force de ceux et celles qui se mobilisent pour chaque jour, tous les enfants, quels que soient leurs besoins et leurs difficultés, peuvent pleinement profiter de la vie.
Lami, V., Minxolli, D. et Rodi, A. (2013) Une heure avec… Vlora, Albanie : Éditions Triptik.
Lojërat e propozuara janë të destinuara të favorizojnë aftësinë për të lexuar dhe kënaqësinë e leximit. Shumë objektiva e kushtëzojnë zgjedhjen e këtyre lojërave: të rritet përqendrimi, të dallohen elementët e veçantë, të paraprihet, të dallohet nëpërmjet kontekstit, të evitohen kthimet prapa të kontrollit me sy, të favorizohet të kuptuarit, të përforcohet besimi te vetja. Praktikimi i rregullt i këtyre lojërave lejon të përmirësohet leximi në disa muaj.
Lami, V. dhe Rodi, A. (2011) 55 lojëra për fëmijët që kanë vështirësi në të lexuar…: Ide aktivitetesh për nxënës të moshës 7-11 vjeç. Tiranë, Shqipëri: Botimet EMAL.
Komunikimi alternativ shërben si mbështetje për të menduarin e fëmijës. Bëhet fjalë për të zhvilluar suporte komunikimi duke përdorur “objekte reference” apo një “sistem të koduar” (piktograme, fjalë). Këto suporte janë objekte, figura të afishuara, dosje me piktograme apo fotografi, programe komunikimi, aparate “folëse” (teleteza). Fletorja e komunikimit bën pjesë në komunikimin alternativ. Në bazë të kësaj fletore janë piktogramet.
Një piktogram është një përfytyrim grafik, një vizatim i stilizuar i cili ka funksionin e shenjës. Kjo fletore paraqet 1260 piktograme të shpërndarë në 84 fleta të cilat mund të përdoren si tabela komunikimi. Piktogramet mundet të shërbejnë për të shprehur një mendim, një dëshirë, një nevojë dhe përfaqësojnë një fjalë, një fjali.
Në këtë fletore, piktogramet janë rigrupuar sipas tematikave (15 piktograme për faqe). Në këtë mënyrë formohen ato që mund të quhen tabela komunikimi. Çdo fletë trajton një temë (për shembull, shkolla, shtëpia, veshjet) dhe mund të përdoret si suport vizual, për të shkëmbyer mendime, për të komunikuar.
Lami, V. dhe Rodi, A. (2010) Kam shumë gjëra për të thënë…: Fletore komunikimi. Tiranë, Shqipëri: Botimet EMAL.