20-vjetori i diplomimit të brezit të parë të studentëve në Pedagogjinë e Specializuar Sociale - Korrik 2026


Me shumë krenari dhe emocion kujtojmë një moment të rëndësishëm në historinë akademike të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Në korrik 2006, u diplomuan studentët e parë në Pedagogjinë e Specializuar Sociale.

Shqipëria ka tashmë profesionistët e parë të formuar në nivel universitar. Lind një profesion i ri në vendin tonë, ai i edukatorit dhe mësuesit të specializuar.

Një formim cilësor në kuadrin e një projekti me mbështetjen financiare të Qeverisë Zvicerane dhe mbështetjen akademike të Shkollës së Lartë pedagogjike të Lozanës Zvicër.

Ky përvjetor është një rikthim te kujtimet, përkushtimi dhe rruga profesionale që secili prej jush ka ndërtuar ndër vite.

Mirënjohje për 22 studentët e këtij brezi që guxuan të thyejnë mentalitetin e shoqërisë shqiptare të atyre viteve duke studiuar dhe më pas kontribuuar në fushën e aftësisë së kufizuar!

Mirënjohje për stafin e SPS, për gjithë pedagogët e jashtëm (vendas dhe të huaj) dhe gjithë bashkëpunëtorët e tjerë që morën pjesë në realizimin e këtij projekti.

Urime të përzemërta studentëve të brezit të parë të pedagogjisë së specializuar që në vitin 2004 përmbyllën me sukses vitin e parë të studimeve!

Ju ishit pionierë në një rrugë të re duke hapur shtigje për brezat që do të vinin pas jush. Me përkushtim, punë të palodhur dhe besim në misionin e arsimit gjithëpërfshirës, hodhët themele të forta për një profesion fisnik që ndryshon jetë.

Suksesi juaj i asaj kohe mbetet dëshmi e guximit për të nisur diçka të re dhe e dashurisë për dijen dhe për njeriun. Qoftë ky përvjetor një kujtesë krenarie për arritjet tuaja dhe një frymëzim për rrugëtimin tuaj profesional e njerëzor!


Me respekt dhe mirënjohje për kontributin tuaj,

Viktor Lami