Pabarazia dhe drejtësia arsimore: Sfidat shkencore dhe sociale. Universiteti i Bernës, 2-4 korrik.
Në një fshat të vogël në një zonë të thellë malore, një fëmijë hemiplegjik dhe me një vonesë mendore të lehtë, qëndron i mbyllur në shtëpi. Ëndrra e tij? Shkolla fillore. E pamundur për të! Zgjidhja: një gomar! Ai e shpie në shkollë dhe komuniteti mobilizohet. Sot, me mënyrën e tij, fëmija ecën, luan futboll, shprehet, numëron, lexon dhe shkruan.
Në formimin e vazhduar të profesionistëve të edukimit, ky shembull tregon se në çdo situatë, mund të gjenden zgjidhje origjinale për të bërë të mundur aksesin në shkollë.
Lami, V. et Rodi, A. (2012) Inégalité et justice dans l’éducation : Défis scientifiques et sociaux. Université de Berne, 2-4 juillet.
Familja, Shkolla, Shoqëritë lokale: Politikat dhe Praktikat për Fëmijërinë. Universiteti i Patras, 22-26 maj.
Bashkë me kolegen Anne Rodi, mbajtëm 3 kumtesa të lidhura ngushtë me tematikën e konferencës.
Në kumtesën e parë “Dhe, nëse një gomar do të ndryshonte gjithçka?”, treguam historinë e një djali me një handikap fizik dhe intelektual, i cili shkonte në shkollë me gomar. Nëpërmjet kësaj historie unike, tipike shqiptare u dhamë përgjigje dy pyetjeve të rëndësishme: Cilët janë faktorët e përjashtimit dhe të integrimit të nxënësve, në Shqipëri? Si të ndërtojmë bashkëpunimin shkollë-familje?
Në kumtesën e dytë me temë “Formimi i vazhduar i prindërve dhe i profesionistëve në Shqipëri: një eksperiencë origjinale” paraqitëm konceptin e formimit, të organizimit të tij, përfitimet që patën prindërit dhe profesionistët nga ky formim, vështirësitë e realizimit dhe perspektiva për të ardhmen.
Në kumtesën e tretë, prezantuam librin Një orë me… me dëshmi të nënave dhe gjysheve të fëmijëve në situatë handikapi. Ato dëshmojnë se sa e vështirë është të jetosh çdo ditë me një fëmijë me aftësi të kufizuara, në Shqipëri.
Lami, V. et Rodi, A. (2013) Famille, École, Sociétés locales : Politiques et Pratiques pour l’Enfance. Université de Patras, 22-26 mai.
Përmirësimi i cilësisë së jetës së personave në gjendje handikapi: Bilanc dhe perspektiva. Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, 29-31 tetor.
Përmirësimi i cilësisë së jetës së personave në situatë handikapi ka të bëjë para së gjithash me përfytyrimet sociale, vendin dhe rolin që u jep atyre shoqëria. Ai mbështetet paralelisht në masat e vëna në dispozicion të tyre dhe në formimin profesional të personave që merren me ta. Në Shqipëri, në Mal të Zi, në Kosovë dhe Maqedoni, vihet re një ndërgjegjësim gjithnjë e më i madh në lidhje me këto kushte. Përballë gjerësisë së nevojave, duket se është e rëndësishme që aktorët të mund të bashkojnë shqetësimet e tyre, burimet dhe përvojat e tyre. Shkëmbimet që do të bëhen në këtë konferencë ndërkombëtare mund të përbëjnë një faktor dinamik që do të favorizojë zhvillimin e dijeve, të praktikave dhe të mjeteve në fushën e pedagogjisë së specializuar.
Lami, V., Lavanchy, C. dhe Rodi, A. (2008) Përmirësimi i cilësisë së jetës së personave në gjendje handikapi: Bilanc dhe perspektiva. Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, 29-31 tetor.